Nisma raporton parregullsi në Prizren

E publikuar: 11/06/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parregullsitë në qendrat e votimit nëpër Komuna, duket se kanë filluar. Të paktën kështu po alarmojnë partitë politike. Nisma për Kosovën me dëgë në Prizren, thotë se KKZ nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisionerët në qendrat 2006 A, 2003 A dhe 2040 A.

Gjithmonë duke iu referuar komunikatës së Nismës thuhet se në qendrën 2016 A (Dardania), në dhomën e votimit  qytetarit i është imponuar të votoj me lapsin e koalicionit që mban numrin 16 (LDK-AKR-Alternativa, shkruan Indeksonline.

Gjeni të plotë reagimin e Nismas:

NISMA për Kosoven- DEGA Prizren, reagon se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja, nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisioneret siç janë ne qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A. Në të njejten kohë në qendren votuese 2016A(Dardania), në dhomen e votimit qytetarit i është imponuar që të votoj me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi. Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotomit është arsyetuar se nuk kemi laps tjerë.