Nga karantina i ndërton një “vilë” fëmijëve të tij për gjashtë ditë, babai nga Anglia

E publikuar: 11/05/2020 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i ka impresionuar fëmijët e tij pasi ua ndërtoi një shtëpi mahnitëse për t’u argëtuar gjatë karantinës.

The playhouse built by Ritchie Byrne

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ritchie Byrne, nga Birmingham i Anglisë, e ndërtoi shtëpinë për vetëm 400 funte duke përdorur kryesisht materiale të vjetra.

Mini shtëpia, ka qilima, perde, veshje druri, dhe madje ngjason sikur një vilë elegante.

Ritchie duke parë çmimet e larta të shtëpive në shitje, vendosi ta bënte i vetëm, ndërsa e përfundoi atë për vetëm gjashtë ditë.

Që nga dita e parë e bllokimit, ai vendosi që ishte koha e duhur të fillonte një projekt, njëherit ndërtimin e një objekti të qëndrueshëm për katër fëmijët e tij.