Në SHBA, uragani që shkatërroi qytetin dhe ua mori jetën 12 mijë njerëzve

09.06.2020 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në SHBA, uragani që shkatërroi qytetin dhe ua mori jetën 12 mijë njerëzve

Katastrofa më e madhe natyrore në historinë amerikane, vazhdon të jetë uragani i vitit 1900 në qytetin Galvestone në Teksas.

Më 8 shtator, uragani i fuqisë katër ishte “lëshuar” në qytet, duke shkatërruar më shumë se 3.600 ndërtesa nga erërat e forta që frynin me shpejtësi prej mbi 220 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve sillet nga 6 deri në 12 mijë, e këtë e konfirmon Agjencia Nacionale për Oqeane dhe Atmosferë.

Është tragjike se si madhësia e katastrofës ka mundur të zvogëlohet, po të kishte pasur komunikim më të mirë mes personave përgjegjës për këtë çështje.

Kur një stuhi u ngrit në fillim të shtatorit të vitit 1900, “çdo parashikues i shkolluar i motit do ta dinte se po lëviz në drejtim të perëndimit”, thotë Carry Emmanuel, profesor i shkencave për atmosferën në MIT.

Në Kubë, ku shkencëtarët ishin bërë shumë të mirë në përcjelljen e stuhive në Karaibe, “e dinin se uragani kishte kaluar nëpër pjesën veriore të Kubës duke lëvizur tutje drejt Meksikës”.

Megjithatë, byroja meteorologjike në Washington, kishte parashikuar se stuhia do të kalojë në Florida dhe do të arrij deri në New England – gjë që ka qenë një vlerësim shumë i gabuar.

“Ka qenë një huqje e madhe”, ka shtuar Emmanuel.

Byroja meteorologjike – që ka qenë paraardhëse e Shërbimit Nacional të Meteorologjisë – ka qenë vetëm “10 vite” më e vjetër, kurse shkenca mbi uraganet në SHBA nuk ka qenë edhe aq shumë e avancuar.

“Galvestone ka ndodhur në një moment interesant për shkencën e uraganeve”, ka shtuar Emmanuel.

Drejtori i byrosë Willis Moore, “ka qenë aq shumë xheloz ndaj kubanezëve, sa që ka shkyçur të dhënat nga ai vend që kishin të bëjnë me SHBA-të”, shtoi ai.

Bllokimi i kombinimit të informacioneve nga Kuba, me një procedurë të rënduar për raportimin e uraganeve nga ana e meteorologëve lokalë, ka treguar se sa vdekjeprurëse ishte.

Disa ditë para se uragani të godiste qytetin, vëzhguesi kryesor i byrosë së meteorologjisë në Galvestone, Isaac Klein, kishte filluar të dyshojë se prognoza në Washington nuk ishte marrë parasysh.

Ishte munduar të paralajmëroj autoritetet e qytetit – por ishte shumë vonë. Gruaja e tij kishte humbur jetën, kurse qyteti ishte shkatërruar, duke mos arritur plotësisht të rimëkëmbet.

Uragani Galvestone ka detyruar qytetarët të kuptojnë se nuk mund të luhen politika me byronë e shërbimeve meteorologjike. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në SHBA, uragani që shkatërroi qytetin dhe ua mori jetën 12 mijë njerëzve

Në SHBA, uragani që shkatërroi qytetin dhe ua mori jetën 12 mijë njerëzve

Kosova nuk luan ndonjë rol në fushatën e Serbisë

Kosova nuk luan ndonjë rol në fushatën e Serbisë

Qeveria Hoti identifikon kushte të reja për liberalizimin e vizave

Qeveria Hoti identifikon kushte të reja për liberalizimin e vizave

Kadaj-Bujupi është e gatshme të shkojë në burg nëse nuk korrigjohet demarkacioni me Malin e Zi

Kadaj-Bujupi është e gatshme të shkojë në burg nëse nuk korrigjohet demarkacioni me Malin e Zi

Selmanaj: Sjellja e Qeverisë Kurti, e papërgjegjshme ndaj SHBA-së

Selmanaj: Sjellja e Qeverisë Kurti, e papërgjegjshme ndaj SHBA-së

29 raste të reja me koronavirus dhe 22 të shëruar

29 raste të reja me koronavirus dhe 22 të shëruar

Lajçak këtë javë vjen në Kosovë

Lajçak këtë javë vjen në Kosovë

​Ministri Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

​Ministri Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Kancelarja Merkel s’ka kërkuar reformë kushtetuese por sundim të ligjit

Kancelarja Merkel s’ka kërkuar reformë kushtetuese por sundim të ligjit

​Nagavci: Qeveria Hoti po bën plane të kota me Thaçin

​Nagavci: Qeveria Hoti po bën plane të kota me Thaçin

Raka: Nëse ka fluks, sezoni turistik është shqetësues, kufijtë s’duhet të hapen me secilin vend

Raka: Nëse ka fluks, sezoni turistik është shqetësues, kufijtë s’duhet të hapen me secilin vend

Arrestohet zyrtari policor për dhunë në familje

Arrestohet zyrtari policor për dhunë në familje

1 muaj që ecin në këmbë, Omarin nga Libia tashmë ka arritur në Shkodër

1 muaj që ecin në këmbë, Omarin nga Libia tashmë ka arritur në Shkodër

“Taksë e gjatë me efekte të vogla”

“Taksë e gjatë me efekte të vogla”

Ministria e Shëndetësisë: Sot nuk ka pasur të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: Sot nuk ka pasur të vdekur nga COVID-19

Deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes: Epiqendëra në Gjirin e Lalzit

Deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes: Epiqendëra në Gjirin e Lalzit