Mysafirët e dasmës “përleshen” për buqetën e hedhur nga nusja (Video)

E publikuar: 10/01/2019 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje e rrallë ka shpërthyer në festimet e dasmës derisa një mysafir përplaset me motrën e nuses për buqetën me lule.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përleshja u kap nga kamerat më 31 dhjetor të vitit të kaluar në një hotel në Dublin.

E gjitha kishte ndodhur pasi nusja Amanda Doyle hodhi trëndafilat, ku motra e saj Suzanne dhe mysafiri Marc O’Reilly ishin të padurueshëm duke u munduar për të qenë i pari që i kapi ato.

Suzana kishte qenë ajo që kishte kapur fillimisht buqetën, por Marc reagoi shpejt duke e rrëzuar për tokë dhe duke i marrë lulet prej saj.

Mysafiri pastaj u ngrit dhe triumfalisht u largua nga skena, duke mbajtur buqetën lart mbi kokën e tij. /Telegrafi/