Motoçikleta e parkuar nisi të bënte xhiro vet, dyshime për aktivitet paranormal (Video)

E publikuar: 16/06/2018 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalimtarët në një rrugë në Hunan të Kinës, mbetën të befasuar me një motoçikletë që nisi të bëjë xhiro vet, pak momente pasi e parkoi pronari.

Meqenëse ishte ende ndezur, u aktivizua dhe bëri rrathë, për tu rrëzuar më pas në trotuar, transmeton Telegrafi.

“Mund të jetë pushtuar nga ndonjë fantazmë” ka shkruar një komentues. Njëjtë si ai menduan edhe shumë tjerë, duke besuar se rasti ka të bëjë me ndonjë aktivitet paranormal.

Por, njohësit e makinave, besojnë se e tëra ishte shkaku i rrugës së pjerrët dhe lënies ndezur të motorit. /Telegrafi/