Mos e mbani teshtimën, rrezikoni të keni dëme të mëdha

E publikuar: 18/06/2018 04:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit nganjëherë e provojnë që ta mbajnë apo shtyjnë teshtimën, shpesh për shkak se ajo mund të ndodh në një moment të papërshtatshëm. Një shprehi e tillë mund të jetë tejet e rrezikshme.

Në raste më të rralla, mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë dëme të mëdha në shëndet.

Kur ndodhin këto raste, mund të shkaktohen pasojat si vijon:

Lëndim i diafragmës,

Këputja e enëve të bardha të gjakut në sy,

Lëndim i veshit (rasti më i rënd dëmtim i pjesës së brendshme e cila mund të shkaktojë edhe humbjen e dëgjimit),

Infeksion i veshit (për shkak të mukozës së infektuar që depërton në vesh),

Mos mbajtje e urinës,

Këputja e enëve të gjakut në tru për shkak të rritjes së papritur të shtypjes së gjakut.