Momenti kur hipopotamët shpëtojnë antilopën nga krokodili, pas një “lufte epike” (Video)

E publikuar: 23/05/2018 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë se si një kafshë e egër lufton duke u shpëtuar nga një sulm i egër krokodili.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje interesante, të filmuara diku në Afrikën e Jugut.

Siç thuhet më tej, turistët që morën pamjet ishin ndaluar në Gezanftombi Dam, pranë Urës së Krokodilit, kur ekipi vërejti egërsinë dhe antilopën.

Dhe papritmas, krokodili hidhet nga uji dhe tenton të fusë dhëmbët mbi kafshën e pafat.

Por kur gjithçka dukej e humbur për krijesën që po mundohej, gjërat morën një kthesë të jashtëzakonshme, pasi një grup i hipopotamëve erdhi në shpëtimin e kafshës. /Telegrafi/