Mjekja kirurge e përkushtuar kreu operim prej pesë orësh, megjithëse e kishte këmbën e thyer (Foto)

E publikuar: 19/04/2018 04:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Song Xiaojie nga Hubei i Kinës, ka marrë lëvdata pa fund, pasi kreu një operim të gjatë, edhe pse e kishte këmbën e thyer.

Megjithëse e kishte të futur në allçi, ajo shfrytëzoi një karrige, për të përfunduar intervenimin e rëndësishëm prej pesë orësh, te një paciente me gjendje të rëndë nga kanceri, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të arrij gjëra të mëdha, por mund t’i bëjë me dashuri të madhe, të gjitha gjërat e vogla”, është shprehur Xiaojie me modesti.

Pas thyerjes që pësoi, kur goditi pa dashje këmbën metalike në një orendi në zyrën e saj, mjekët ia kishin vënë në allçi dhe i kërkuan të pushonte. Por, me të kuptuar se pacientja e saj e ka gjendjen e rëndë, ajo është nisur menjëherë dhe nuk ka mundur ta linte të priste.

Kirurgia e lëvduar për përkushtimin

Madje, prej se theu shputën e këmbës më 4 prill, kirurgia ka kryer 30 operime dhe 110 vizita në baza ditore. /Telegrafi/