Milionerët e prodhuar nga politika

17.06.2017 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Milionerët e prodhuar nga politika

Pushteti dhe politika vazhdojnë të shihen si mundësia më e lehtë për pasurim të shpejtë në Kosovë.

Politikanët, vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre.

Kjo gjendje, ka bërë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në vend, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, pas publikimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.

Numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është 4,496 . Sipas deklarimeve, të ardhurat vjetore të deputetëve kalojnë shifrën më se 20 mijë euro, të ministrave më se 13 mijë, pa përfshirë përfitimet tjera, më shumë se 30 mijë euro të udhëheqësve të ndërmarrjeve publike, kurse në 40 mijë euro pagë vjetore marrin udhëheqës të institucioneve publike.

Pasuria e tyre mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës.

Në një vend ku papunësia e popullatës llogaritet në 28 për qind, kurse varfëria në shkallën prej 23 për qind, sipas tyre, ky fakt do të duhej të shihej si shumë shqetësues.

Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe gjatë këtij viti është rritur numri i milionerëve në Kosovë dhe këtu rritet dyshimi se pasuria e zyrtarëve të lartë është e paligjshme.

Ai thotë se më shumë se 60 për qind e zyrtarëve të lartë, konsiderohen milionerë.

“Me një matematikë të thjeshtë, i bie që edhe nëse për 20 vjet këta zyrtarë do të kishin punuar me këtë rrogë që marrin sot dhe do të kursenin pagën komplet, prapë do të ishte e pamundur të kenë rreth 30 përqindëshin e kësaj pasurie që e kanë deklaruar”.

“Në kuadër të kësaj, disa zyrtarë mund të kenë pasuri të paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paarsyetueshme”, vlerëson Demhasaj.

Edhe Jeton Zulfaj, drejtor i programeve në Lëvizjen “Fol”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se mënyra e deklarimit dhe menaxhimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nuk është prezantim real i pasurisë së tyre.

Megjithatë, Zulfaj shprehet se paga e zyrtarëve të lartë të institucioneve,është disa herë më e madhe se sa paga mesatare në Kosovë, por edhe pasuria e tyre nuk justifikohet me pagat e që marrin.

E gjithë pasuria e tyre, e krijuar në mënyrë të shpejtë, sipas tij, është krijuar me tenderë publik, në bashkëveprim me biznese të ndryshme dhe me shitjen e pronave shtetërore, ku në disa raste janë bërë aksionarë.

“Për ne është shqetësim se si asnjë institucion, në këtë rast po flas për Prokurorinë, nuk e ka mundësinë që ta hetojë pasurinë e pajustifikueshme. Dhe, ne çdo ditë shohim, sepse Kosova është vend i vogël, dhe vërejmë se si persona të caktuar krijojnë pasuri shumë shpejt dhe të shumtë dhe asnjë prokuror nuk heton këtë pasuri”, shprehet Zulfaj.

Në anën tjetër, Arton Demhasaj, vlerëson se vetë zyrtarët që mbajnë funksione publike, me qëllim nuk po krijojnë mekanizma ligjorë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar.

“E gjithë kjo nuk po bëhet për arsye se nëse këta zyrtarë lejojnë të ndodhë diçka e tillë, fillimisht pasuria e tyre do të cenohet dhe do të bëhet objekt i shqyrtimit. Dhe për këtë arsye këta nuk pranojnë të ketë bazë të tillë ligjore që ia kanos pasurinë e tyre”, thekson Demhasaj.

Ndryshe, sipas shoqërisë civile, disa nga ministrat, deputetët, por edhe zyrtarë të lartë në nivel lokal dhe qendror, nuk kanë bërë asnjë punë tjetër para kësaj pozite, që do të thotë se të ardhurat e tyre shumë lehtë mund të verifikohen, për të krahasuar me vlerën e shtëpive, banesave, tokave dhe veturave luksoze që deklarojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar/e dhe  praktikant
artikull i sponzorizuar


Burgu është pak për ty, i thotë gazetarja e KTV-së Ministrit të Shëndetësisë

Burgu është pak për ty, i thotë gazetarja e KTV-së Ministrit të Shëndetësisë

Hoti: Po përafrojmë qëndrimet me Vetëvendosjen – s’është përmendur pozita e kryeministrit

Hoti: Po përafrojmë qëndrimet me Vetëvendosjen – s’është përmendur pozita e kryeministrit

Reuters viziton fshatin e ‘shqiptarit më të urryer në SHBA’, Martin Shkreli

Reuters viziton fshatin e ‘shqiptarit më të urryer në SHBA’, Martin Shkreli

Qeveria e Katalunisë kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

Qeveria e Katalunisë kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

Partiaku Irinej për Kosovën: Ajo që falet, kurrë nuk kthehet

Partiaku Irinej për Kosovën: Ajo që falet, kurrë nuk kthehet

Vuçiq kërkon takim me Edi Ramën në Itali, Kosova në qendër të vëmendjes

Vuçiq kërkon takim me Edi Ramën në Itali, Kosova në qendër të vëmendjes

Bahtiri: AKR-ja s’e voton Veselin për kryeparlamentar, por ky është opsioni tjetër!

Bahtiri: AKR-ja s’e voton Veselin për kryeparlamentar, por ky është opsioni tjetër!

‘Pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol’

‘Pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol’

Veseli dhe Haradinaj shkojnë te Pacolli (Foto)

Veseli dhe Haradinaj shkojnë te Pacolli (Foto)

Mustafa: LDK nuk e voton Kadri Veselin kryeparlamentar

Mustafa: LDK nuk e voton Kadri Veselin kryeparlamentar

Pse Teuta nuk po merr pjesë në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së?

Pse Teuta nuk po merr pjesë në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së?

Janjiq: Ftesa e Vuçiqit për dialog për Kosovën është manipulim

Janjiq: Ftesa e Vuçiqit për dialog për Kosovën është manipulim

Papa mbyll shatërvanët, solidarizohet me Italinë që po vuan thatësirën

Papa mbyll shatërvanët, solidarizohet me Italinë që po vuan thatësirën

Stavileci: Kadri Veseli kandidati i preferuar i PDK’së për kryeparlamentar

Stavileci: Kadri Veseli kandidati i preferuar i PDK’së për kryeparlamentar

Lista Srpska: E votojmë qeverinë e kujtdo që i ka 51 vota

Lista Srpska: E votojmë qeverinë e kujtdo që i ka 51 vota

Nis takimi i LDK-së, diskutohet për seancën e 3 gushtit

Nis takimi i LDK-së, diskutohet për seancën e 3 gushtit