Mësuesi i dërgon nxënësit një foto zhveshur, ai e shpërndan në rrjetet sociale (Foto)

E publikuar: 10/01/2018 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mësues i muzikës i dërgoi një foto zhveshur një nxënësi 17-vjeçar gjatë kohës që ishin duke biseduar në rrjetin social Facebook.

Dale Aubrey Evans mësues i muzikës në Shkollën Cardiff i ka dërguar një foto gjysmë të zhveshur teksa ishte mbi një shtrat.

Nxënësi i njohur si A. e ka shpërndarë foton në rrjetin social Snapchat dhe më pas u ka thënë miqve se ish-profesori i tij është homoseksual.

Pretendohet se sjellja e Evans ishte e motivuar seksualisht dhe përbënte një sjellje aspak të pranueshme për institucion ku ai punonte.

Mësuesi ka deklaruar se ai kishte rënë viktimë e homofobisë nga nxënësi, përcjell tvklan.al.

Drejtuesit e shkollës së mesme Cardiff thanë se ky veprim i Evans ishte i papranueshëm për institucionin ku ai punonte dhe e kanë larguar nga puna.