Me “rrollera” shkallëve, kalimtarët nuk iu besojnë syve (Video)

E publikuar: 15/01/2018 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adoleshenti i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, është lëshuar shkallëve me “rollera”, ndërsa duart i kishte të zëna me një pajisje që lëshon muzikë.

Kalimtarëve që u kaloi pranë, mbetën të mahnitur me lëvizjen e tij, ndërsa nuk po ju besonin syve se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

“Si nuk po rrëzohet, sikur është duke vallëzuar”, si dhe “unë vështirë e kam të lëvizë me to në rrugë” ishin dy nga komentet e shumta.

Videoja që është postuar në Twitter, u shpërnda me shpejtësi, teksa është parë më se tetë milionë herë brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/