Me Google Earth, banorët e Stokholmit  zbuluan grafitet “perverse” në kulmet e ndërtesave të tyre (Video)

E publikuar: 02/11/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e një kompleksi banesorë kanë mbetur të shokuar kur e kuptuan se kulmet e ndërtesave të tyre kishin grafite “perverse”.

Fotografitë e shkrepura nga ajri të publikuara në Facebook, shfaqin imazhet e “pazakonta” të kulmeve të një blloku të apartamenteve në pjesën veriore të Stokholmit, transmeton Telegrafi.

Imazhet e banesave private janë bërë virale në internet dhe në masë të madhe janë shpërndarë në mediat sociale, raportojnë mediat suedeze.

Maria Sjorgen, banore e njërit nga blloqet e apartamenteve në Blackberg, ka pranuar se këtë “sekret” e kishte zbuluar pasi që një mikeshë e saj kishte shpërndarë imazhet e Google Earth në profilin e saj në Facebook.

Gjatë një interviste dhënë mediave lokale, ka deklaruar se familja e saj jeton në shtëpinë e penisit, megjithatë ka pranuar se do të dëshironte të dinte arsyen e këtyre “veprave artistike”. /Telegrafi/