Mbrëmë yjet e Unitedit, sonte të Liverpoolit.

E publikuar: 06/05/2015 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në Torino, në përballjen Juventus 2:1 Real Madrid, u vunë përballë edhe ish katër lojtarë të Manchester Unitedit.

Patrick Evra dhe Carlos Tevez te Juventusi dhe Cristiano Ronaldo dhe Javier Hernandez te Reali, në një kohë, ishin lojtarë të Manchester United, në kohën e Alex Fergusonit.

Ndërsa sonte, një përballje e njëjtë na pret, por me ish lojtarët të Liverpoolit.

Në gjysmëfinalen Barcelona – Bayern Munchen, do të jenë edhe katër ish lojtarë të Liverpoolit.

Suarez dhe Mascherano te Barcelona, dhe Alonso dhe Reina te Bayerni.