Magazina u shit mbi një milion euro, fal sekretit në brendi (Foto)

E publikuar: 16/09/2018 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është e lehtë të kuptohet pse ky objket ka një çmim kaq të lartë, vetëm pasi të shihet se çfarë enterieri e ka.

Nga jashtë, kjo magazinë e vjetër duket shumë e padëshiruar, ndërsa pak njerëz do i hidhnin një shikim të dytë, transmeton Telegrafi.

Por, ky është shembulli më i mirë se ‘nuk duhet gjykuar librin në bazë të kopërtinave’, pasi ndërtesa me pamje modeste nga jashtë – brenda ka sekretin që ia ka rritur vlerën në 1.1 milion euro.

Kjo magazinë është shndërruar në banesë moderne, me dy dhoma gjumi, e kompletuar me kuzhinë moderne, hapësirë për ngrënie dhe banje të përfunduar me stil.

Prona që ndodhet në Brisbane të Australisë, është e dekoruar në atë që do dukej si plotësim ëndrre e çdo hipsteri, me kulm transparent, orendi të vjetra dhe pjesë të shumta nga betoni.

Sipas përshkrimi në internet, magazinë është quajtur si ndërlidhja më e bukur e një hapësire grumbullimi mallrash me një banesë komode. /Telegrafi/