Loja me çmimin e energjisë elektrike

20.12.2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Loja me çmimin e energjisë elektrike

Nga muaji dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më faturat e fryra të energjisë elektrike me shumën prej 3.5 për qind, vlerë kjo që konsiderohet se është paguar për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës. Por, jo më larg se nga prilli i vitit të ardhshëm, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) paralajmëron se mund të ketë shtrenjtim të rrymës për 20 për qind, nëse vazhdohet me importimin e rrymës.

Rreth 8 milionë euro, llogaritet vlera e energjisë elektrike për vitin 2016, e cila nuk ishte inkasuar nga qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës dhe e njëjta u ishte faturuar qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës.

Komunat veriore të Kosovës janë të banuara nga popullata shumicë serbe.

Adelina Murtezaj, zëdhënëse në ZRRE tha për Radion Evropa e Lirë, se i kanë njoftuar operatorët energjetikë, që të zbatojnë vendimet e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për anulimin e vendimit paraprak në lidhje me faturat për qytetarët e komunave veriore.

“Për shkak të vendimit të gjykatës, e cila specifikon se humbjet e veriut nuk duhet të kalkulohen në faturat e konsumatorëve, ZRRE- ja ka njoftuar operatorët që humbjet e shkaktuara në veri të vendit, të mos llogariten më në faturat e konsumatorëve. Dhe i ka njoftuar ata që sipas llogaritjes së ZRRE-së, ky ndikim në faturë është rreth 3.5 për qind”, tha Murtezaj.

Ndryshe, për këtë problem, Avokati i Popullit, në muajin prill të këtij viti, kishte iniciuar hetime duke dërguar lëndën edhe në gjykatë. Kurse Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të pezullojë vendimin që rryma e shpenzuar për atë pjesë, të faturohet për qytetarët e rajoneve tjera.

Përfaqësues të shoqërisë civile këtë vendim e konsiderojnë pozitiv, por jo të mjaftueshëm.

Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore, INDEP thotë se ZRRE- ja duhet të sqarojë konsumatorët pse pa dijen e tyre kanë paguar energjinë e shpenzuar për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.

“Për më tepër qytetarët nuk kanë qenë as të informuar në lidhje me këtë pagesë, pasi në faturë nuk ka qenë e shënuar se për çfarë po paguajnë në fund të fundit. Pra, mendojmë se këtu ka bazë edhe për një hetim të gjerë të organeve të rendit, në lidhje më atë se a ka pasur shkelje të dispozitave të tjera ligjore, përfshirë Ligjin për mbrojtje e konsumatorit”, tha Abazi.

Abazi dyshon se në faturat e konsumatorëve të rregullt, llogariten edhe shpenzimet që bëhen nga humbjet komerciale dhe teknike.

“Ne konsiderojmë se ZRRE-ja duhet të jetë transparente dhe të tregojë se nuk është fjala vetëm për pjesën veriore që ne paguajmë, por ne paguajmë për humbjet komerciale që ndodhin në Republikën e Kosovës. Edhe kjo përbën shkelje të dispozitave ligjore, shkelje të barazisë para ligjit për qytetarët dhe shkelje të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve”, vlerëson Abazi.

Por, Adelina Murtezaj e mohon një qëndrim të tillë, duke treguar se në fatura janë llogaritur vetëm humbjet e pjesës veriore. Ajo tregon se humbjet komerciale dhe teknike në nivel vendi janë 16 për qind.

“Humbjet teknike konsiderohen ato humbje të cilat shkaktohen për shkak të rrjetit të vjetruar. Kurse humbjet komerciale shkaktohen për shkak të keqpërdorimit të energjisë elektrike”.

“Operatorët vazhdimisht bëjnë padi tek organet kompetente për keqpërdoruesit e energjisë elektrike, por në përgjithësi ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndikim në uljen e këtyre humbjeve”, thotë ajo.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike përveç se ka paralajmëruar ulje të çmimit për 3.5 për qind nga muaji dhjetor, ajo ka paralajmëruar se nga muaji prill çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet për rreth 20 për qind.

Energjia elektrike mund të shtrenjtohet nëse furnizimi vazhdon të mbulohet nga importi./rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Miqësia e Haradinajt me bashkëpunëtorin e Veselinoviqit, “që e mban në tension veriun”

Miqësia e Haradinajt me bashkëpunëtorin e Veselinoviqit, “që e mban në tension veriun”

Meze e muhabet për Fatmir Limajn dhe bashkëpunëtorët e tij

Meze e muhabet për Fatmir Limajn dhe bashkëpunëtorët e tij

Plagosje me Armë Zjarri në Drenas

Plagosje me Armë Zjarri në Drenas

Gjykatën Themelore të Prishtinës e presin numër i madh i rasteve të korrupsionit

Gjykatën Themelore të Prishtinës e presin numër i madh i rasteve të korrupsionit

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale: Po e Bëjmë Punën Brenda Mandatit Tonë

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale: Po e Bëjmë Punën Brenda Mandatit Tonë

Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar demarkacionin

Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar demarkacionin

Visar Ymeri nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re

Visar Ymeri nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re

Ymeri: Albini kërkonte që Molliqaj të mos kandidonte për deputet

Ymeri: Albini kërkonte që Molliqaj të mos kandidonte për deputet

Ymeri: Kam pak shpresa se do të shpëtojë Vetëvendosje nga ndarja

Ymeri: Kam pak shpresa se do të shpëtojë Vetëvendosje nga ndarja

Turqia njjofton vendosmërinë për ofensivë ushtarake në Siri

Turqia njjofton vendosmërinë për ofensivë ushtarake në Siri

5 shoferët e Emergjencës në Drenas në pushim vjetor, për një pacient Autoambulancën e voziti mjeku

5 shoferët e Emergjencës në Drenas në pushim vjetor, për një pacient Autoambulancën e voziti mjeku

Simons: Eulex montoi procese kundër krerëve të UҪK-së

Simons: Eulex montoi procese kundër krerëve të UҪK-së

Hahn thotë se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e kufirit sepse BE nuk lëshon pe!

Hahn thotë se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e kufirit sepse BE nuk lëshon pe!

Narkotikë e Para të Konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Narkotikë e Para të Konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar

Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar