Lëshuesja me kostum bëhet e para që kalon mbi Arktikun e ftohtë (Video)

E publikuar: 27/11/2018 03:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eather Swan është bërë gruaja e parë, që u lëshua me kostum mbi Arktikun  ftohtë – duke lëvizur me shpejtësi prej mbi 160 kilometrave në orë.

Kur fotografia u takua për herë të parë me Glenn Singleman më 1995, që më pas edhe do t’i bëhej bashkëshort, nuk ishte eksperiencë në këto lëshime, apo shëtitje nëpër alpe – si dhe shumë pak interes, transmeton Telegrafi.

Por, 23 vite më vonë, 50-vjeçarja është bërë gruaja e parë që lëshohet me kostum mbi akullnajat e Arktikut, pasi u lëshua së bashku me Singleman.

Pasi arritën shpejtësinë enorme prej mbi 160 kilometrave në orë, bashkëshortët nga New South Wales i Australisë që u lëshuan prej 3,700 metrave lartësi, aterruan me sukses në Union Glacier.

Megjithëse kaluan mbi pamje përrallore, bashkëshortët u desh të përjetonin temperaturat e ftohta prej minus 35 gradë Celsius.

E mahnitur me bardhësinë që ofron peizazhi, Swan nuk ndjehet aq krenare që bëhet e para grua që u lëshua me kostum në këtë zonë, por se e kreu me sukses teksa e kishte pranë ‘dashurinë e jetës’.

“Arktikun e kemi pasur gjithmonë ëndërr, andaj ky ishte lëshimi më i mirë në tërë karrierën time prej 18 vitesh”, ka përfunduar Swan. /Telegrafi/