Kurti: “Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar”

E publikuar: 12/06/2020 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i LVV-së Albin Kurti ka thënë se ish burgu i Prishtinës i cili u shëndrrua sot në muze, do të mbledh dëshmi e shumë kujtime.

Ai tha se “streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes quhet përnjëherë, tashmë ish burgu i Prishtinës i cili sot u bë muze”

Postimi i plotë:

“Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes” quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës i cili sot u bë muze.
Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg.
Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike”.