Kur do të mund të aplikohet te pacientët e tjerë trajtimi i virusit HIV që rezultoi i suksesshëm

E publikuar: 06/03/2019 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërimi i pacientit të dytë prej infeksionit të shkaktuar nga virusi HIV zgjoi një shpresë tek shkencëtarët se kjo sëmundje nuk është e pashërueshme.

Katër çështjet të cilat duhet të shqyrtohen pas këtij rasti janë:

A do të ndikojë për së miri ky zbulim tek pacientët që tanimë janë duke jetuar me virusin HIV?

Akoma jo. Shërimi i këtij pacienti është vetëm një dritë në fund të tunelit mbi këtë çështje dhe kjo nuk do të thotë që pacientët e diagnostikuar me HIV duhet të ndalojnë së marri terapitë e përshkruara nga mjekët. Të dy personat të cilët ishin shëruar nga HIV-i kishin bërë transplant të palcës kurrizore, procedurë që është shumë e rrezikshme dhe nuk mund të cilësohet si mënyra  e duhur për të trajtuar virusin HIV – shkruan Nytimes, transmeton gazeta Express.

Përmirësim apo shërim total i virusit?

Kur i referohemi ‘përmirësimit’ nënkuptojmë që virusi mbahet nën kontroll, ndërsa kur kemi të bëjmë me ‘shërimin total’ nënkuptojmë zhdukjen e plotë të virusit nga trupi. Pacientët të cilët u shëruan nga ky virus u konsideruan të shëruar plotësisht, pasi që në trupin e tyre nuk figuronte asnjë shenjë e virusit.

Cili është hapi i ardhshëm?

Transplanti i bërë në të dy pacientët e shëruar kishte arritur të bllokonte qelizat e virusit HIV dhe të zëvendësonte ato me qeliza imune të cilat ishin rezistente ndaj virusit. Shkencëtarët po vazhdojnë studimet me qëllimin që mutacionin e proteinës CCR5 ta modifikojnë dhe ta përdorin për ta aplikuar te pacientët e tjerë.

Pas sa kohe ky trajtim do të mund të aplikohet te pacientët e tjerë?

Pesë deri në 10 vite. Me anë të terapisë së gjeneve dhe modifikimit të tyre, do të mund të zhvillohen eksperimente dhe studime të mëtutjeshme për të kuptuar arsyet dhe mënyrën se si ky transpalant ka ndikuar në zhdukjen e qelizave të virusit HIV.