Kujdes me konsumin e proteinave!

E publikuar: 30/11/2016 00:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Proteinat janë të domosdoshme për organizmin, por kurrë nuk duhet tepruar me to. Ja kush janë gabimet që bëjnë zakonisht njerëzit kur konsumojnë proteina.

Shumë proteina për të bërë muskuj – Trupi nuk i rigjeneron dot muskujt pa proteina. Por, thjesht ngrënia e proteinava nuk është e mjaftueshme për të pasur muskuj. Duhet edhe të stërviteni shumë.

Proteinat janë njësoj – Gjithçka përmban proteina. Por, jo çdo ushqim përmban aminoacidet e duhura që i duhen trupit për muskujt. Ka një ndryshim të madh mes proteinave që vijnë nga kafshët dhe proteinave që vijnë nga bimët. Mishi, bulmeti, veza dhe peshku janë burime të kompletuara aminoacidesh thelbësore, ndërsa bimët nuk janë.

Sa më shumë proteina, aq më mirë – Një person duhet të hajë 40-45 gramë proteina në ditë. Dikush që ha produkte që vijnë nga kafshët dhe nga bimët nuk do ketë kurrë mungesë proteinash. Por, duhet të ketë kujdes që të mos ketë tepri. Gjithashtu, mos i hani të gjitha ushqimet me proteina në një vakt, mundohuni t’i shpërndani në të gjitha vaktet.

Proteina menjëherë pas stërvitjes – Pas stërvitjes, meshkujt mundohen të pinë një përzierje të madhe me proteina për të bërë sa më shumë muskuj. Ata që merren me “bodybuilding” kanë nevojë për proteina çdo 4 orë, por personat normalë mund t’i marrin proteinat nëpërmjet vakteve të përditshme./tch/