Ku fitoi në raudin e parë, e ku LDK do të shkojë në balotazh?

E publikuar: 23/10/2017 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje, ka fituar që në raundin e parë të zgjedhjeve Pejën, Lipjanin, Vitinë, Fushë Kosovën ndërsa shkon në balotazh në dhjetë komuna, duke përfshirë edhe Prishtinën.

Në Dragash LDK-ja po prin me 37.94 për qind të votave, ndërsa kandidati i saj, Selim Kryeziu do të përballet në balotazh me kandidatin e PDK’së, Shaban Shabani me 28.12 për qind.

Në kryeqytet, deri më tani, janë numëruar 90.68 për qind e votave. Arban Abrashi ka siguruar 35.87 për qind, duke vazhduar garën në balotazh ku do të përballët me Shpend Ahmetin, i cili prin me 43.49 për qind.

Burim Berisha i LDK’së në Fushë Kosovë ka siguruar edhe një mandat, duke siguruar fitoren në rrethin e parë të zgjedhjeve me 63.41 për qind.

Imri Ahmeti edhe për katër vjet do të udhëheq Lipjanin. Ai në zgjedhje e 22 tetorit doli i pari me 59.57 për qind të votave.

Sokol Haliti ia ka siguruar LDK’së 52.98 për qind në Viti, duke e përfunduar garën në këtë komunë që në rundin e parë.

Edhe Peja hyn në komunat të cilat e përfunduan garën dje. Gazmend Muhaxheri fitoi edhe një mandat tjetër, duke siguruar 50.35 për qind të votave. Në qendrën e Dukagjinit janë numëruar 99.24 për qind e votave.

Në Gjilan janë numëruar 82 për qind e votave dhe Lutfi Haziri nga LDK, po prin me 43.40 për qind, i ndjekur nga Sami Kurteshi i Vetëvendosjes me 26.83 për qind.

Istogun, që për vite ishte bastion i LDK’së, kjo parti nuk do të kalojë pa balotazh. Kandidati i saj, Haki Rugova është i pari në garë me 43.54 për qind e pas tij është Gani Dreshaj i AAK’së me 37.23 për qind të votave në 93.65 për qind të votave të numëruara.

Në Kamenicë, LDK është e dyta me 28.04 dhe në balotazh do të përballet me Vetëvendosjen që po prinë në këtë komunë të Anamoravës me 34.22 për qind.

LDK’ja në Vushtri do të përballet me PDK’në në raundin e dytë, pasi kandidati i Lidhjes Demokratike, Xhafer Tahiri është i dyti me 25.63 për qind të votave. Deri më tani në Vushtrri janë numëruar 86.32 për qind e votave.

Në Obiliq akoma nuk është e qartë nëse do të ketë balotazh. Kjo sepse kandidati i AAK’së është vetëm 0.74 për qind larg pragut për të fituar zgjedhjet me 50 për qind të votave.

Deri më tani në Obiliq janë numëruar 97.14 për qind e votave, ndërsa Xhafer Gashi i AAK’së ka siguruar 49.26 të votave. Nëse nuk e arrin 50 për qindëshin, ai do të përballët me kandidatin e LDK’së, Mehmet Krasniqin, i cili është i dyti me 27.46 për qind.

Agim Veliu i LDK’së fitoi 48.37 për qind të votave dhe në balotazh do të përballet me Ajet Poterën e Vetëvendosjes, i cili është i dyti në garë me 29.99 për qind të votave.

Në Ferizaj, kryetari i tanishëm Muharrem Svarqa, nga radhët e LDK’së është i dyti në garë me 30 për qind të votave, e në balotazh do të përballët me Agim Aliun e PDK’së, i cili prin me 39.18 për qind të votave.

Suhareka gjithashtu do të ketë balotazh ku kandidati i AAK’së, Bali Muharremaj, me 39.93 për qind të votave do të garojë me Sali Asllanajn e LDK’së, i cili e ndjek ne 33.93 për qind. /Express/