Ktheu në jetë pikturën e famshme kineze, duke e gdhendur në një trung masiv (Foto)

E publikuar: 18/01/2019 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gdhendur në trungun gjigant prej 12 metrash, është kthyer në jetë një prej pikturave më të famshme kineze.

“Festivalin Qingming përgjatë lumit” është padyshim një prej ilustrimeve më të rëndësishme në historinë e Kinës, që është gdhendur në trungun e drurit më se 100-vjeçar të kamfurit, nga skulptori Zheng Chunhui, transmeton Telegrafi.

Imazhet mbresëlënëse të strukturës që peshon 30 tonelata, e cila ndodhet në muzeun e Putian në juglindje të Fujian të Kinës, u shpërndanë prej mediave vendore.

Piktura klasike në formë panoramike – është quajtur edhe si ‘Mona Lisa’ kineze – e realizuar prej artistit perandorak Zhang Zeduan, tregon jetën urbane të Bianjing, gjatë Dinastisë së Nothern Song. Qytet ky, që sot ndodhet në Hubein modern.

Tabloja shtrihet në 5.25 metra, teksa kryevepra përfshinë jetën e përditshme të 1,659 karaktereve, përfshirë edhe 209 kafshëve të ndryshme, nën një peizazh mahnitës, poshtë së cilit ka edhe ndërtime arkitekturore si ura, lokale, restorante dhe mure të qytetit.

Ashtu siç tregon edhe titulli, skena që ta të bëjë kryesisht me blerjet zhvillohet gjatë ‘Festivalit Qingmi’, organizim i përhershëm, që zhvillohet në muajin prill, 100 ditë pas përfundimit të verës. /Telegrafi/