Kryeministri italian e “sfidon” Theresa May në lojën e bilardos (Video)

E publikuar: 25/02/2019 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një moment relaksi është filmuar në një lokal, ku shihet se si kryeministrja britanike Theresa May “sfidohet” nga liderët evropianë në një lojë bilardoje.

May iu bashkua kryeministrit italian Giuseppe Conte në lojën e bilardos, edhe pse pranoi publikisht se nuk di mirë të luaj: “e di se do të më ndihmoni shumë, por prapë se prapë nuk do të di. Më tregoni si duhet ta bëjë”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kur i erdhi radha kryeministres britanike, ajo mezi arrinte ta mbante në dorë shkopin. Megjithatë e gjithë kjo u përcjell me një dozë humori ku të pranishmit dukeshin të relaksuar.

Gavin Barwell nga kabineti i kryeministres May mundohej t’ia shpjegonte se si duhet të luhet, derisa homologu i saj italian po bëhej gati. Ndryshe May aktualisht është duke marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe dhe BE-së, ndërsa nuk është politikania e parë që ia ka mësyrë lojës së biliardos.

Vite më parë ishte kryeministrja Margaret Thatcher, Tony Blair dhe David Caqmeron që janë fotografuar duke luajtur bilardo. /Telegrafi/