Kripore apo enë kristali, dhuratat e Mbretëreshës Elizabeta II për shërbyesit në fundvit (Foto)

E publikuar: 31/12/2017 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ian Shapiro ka prezantuar koleksionin e dhuratave, të cilat Mbretëresha Elizabeta II, ua dhuron shërbyesve për festat e fundvitit.

Stafi që shërbejnë në pallatet Buckingham dhe Winsdor, kanë pranuar gjatë viteve kripore për krip dhe piper, enë apo gota kristali, tabaka si dhe orë me alarm, transmeton Telegrafi.

Të dhuruara prej vitit 2002 deri më 2015, të gjitha këto objekte që kanë të gdhendura inicialet EIIR, tani i përkasin një koleksionuesi privat, që mbledhë relikte të familjes mbretërore.

Sipas zyrtarëve të pallatit, Mbretëresha ka urdhëruar që t’ju dhurohen të gjithëve pa dallim, teksa për disa në pozita më të larta apo që u shuan në detyrë, i dhuron vet personalisht.

Së bashku me Princin Philip, u dërgon kartolina edhe 750 bashkëpunëtorëve me të cilët takohet më rrallë.

Kjo traditë është trashëguar që nga babai saj Mbreti George VI dhe gjyshi, Mbreti George V, që dhuronin për shërbyesit nga një pjatë me puding. /Telegrafi/