Komuna e Gjilanit përkujton martirët e Lladovës në 18-vjetorin e rënies

02.04.2017 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komuna e Gjilanit përkujton martirët e Lladovës në 18-vjetorin e rënies

Komuna e Gjilanit ka përkujtuar sot shtatë martirët e fshatit Lladovë, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe 18 vite më parë.

Fillimisht, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunalë, kanë bërë homazhe tek lapidari i martirëve, për të vazhduar më pas në tubimin përkujtimor, në të cilin morën pjesë edhe institucione tjera, përfshirë Bashkësinë Islame, policinë, përfaqësues nga famijet e dëshmorëve dhe martirëve, sikurse edhe kampioni i botës në boks (WBF), Erzen Rrustemi.

Kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka thënë se shtatë martirët e Lladovës dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e kombit ranë për të mosvdekur kurrë dhe u bënë shkas që Kosova ta fitojë lirinë.

“Dëshira e këtyre martirëve ka qenë që ne të jemi shtet i formuar dhe i suksesshëm dhe këtë besoj që po e bëjmë. Falë këtyre martirëve dhe sacrifices së mijëra dëshmorëve dhe heronjve, ne sot jetojmë të lirë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjeve të të rënëve”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Një fjalë përshëndetëse e pati edhe kampioni i botës së boks, Erzen Rrustemi, i cili tha institucionet shtetërore bashkërisht duhet të punojnë shumë për të mirën e përgjithshme, në mënyrë që këta martirë të pushojnë në paqe.

Ndërkaq, në emër të fshatit Lladovë, të pranishmit i ka falënderuar arsimtari Selim Sherifi, duke thënë se pjesëmarrja kaq masive e qytetarëve dhe institucioneve, e ka bërë këtë tubime dhe më madhështor.

Më pas, është mbajtur një program i pasur kulturor-artistik, i përgatitur nga nxënësit e shkollës së Lladovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Efektet e lëngut të patates

Efektet e lëngut të patates

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Capital T rrëmben vëmendjen në rrjete sociale, zhvishet për të treguar muskujt

Capital T rrëmben vëmendjen në rrjete sociale, zhvishet për të treguar muskujt

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para (Foto)

16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para (Foto)

Trejsi Sejdini reagon për videon erotike që po çmend rrjetin (FOTOT)

Trejsi Sejdini reagon për videon erotike që po çmend rrjetin (FOTOT)

Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/  Arrestohet ‘dragoi i Kavos’, rezistencë me armë ndaj policisë

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/ Arrestohet ‘dragoi i Kavos’, rezistencë me armë ndaj policisë

Federata Franceze vendos: Ligue 1 nis më 22 gusht

Federata Franceze vendos: Ligue 1 nis më 22 gusht

Së shpejti në qytetin e Gjilanit “KIDS ZONE“

Së shpejti në qytetin e Gjilanit “KIDS ZONE“

300 të prekur nga rriqrat në Malishevë

300 të prekur nga rriqrat në Malishevë

Nxënësi i klasës së parë në Fushë Kosovë, i dedikon mësueses një video emocionuese

Nxënësi i klasës së parë në Fushë Kosovë, i dedikon mësueses një video emocionuese

Pa ujë Matiçani, Taukbahçja dhe Kolovica në kryeqytet

Pa ujë Matiçani, Taukbahçja dhe Kolovica në kryeqytet

Raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

Raste të reja me COVID-19 në Ferizaj