Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore

E publikuar: 02/06/2019 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shtator të këtij viti, në hapësirat e shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Gjilan, qytetarët do të mund të marrin dokumente të gjendjes civile.

Kjo pasi që Komuna ka vendosur të hapë zyrë të shërbimeve civile brenda kësaj shkolle, raporton KTV.

Komuna e Gjilanit fillimisht kishte menduar që të ndërtojë një objekt të ofiqarisë në oborr të shkollës, por kjo gjë ishte kundërshtuar nga këshilli i prindërve dhe drejtuesit e shkollës.

Pas kundërshtimeve nga banorët , udhëheqësit lokalë vendosën që në disa klasë të shkollës të hapin zyra për dokumente të gjendjes civile.

Klasat, sipas nënkryetarit të Komunës, Arbër Ismajli, aktualisht shfrytëzohen nga nxënës të shkollës të muzikës, të cilët në shtator do të barten në objekt të ri.