Kompleksi jetësor i Ramushit dhe Iliri i palumtur!

E publikuar: 01/03/2020 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
  • Edi Rama ka ‘dasht’ me nda Kosovën (tonë).
  • Ramush Haradinaj ‘pa dasht’ e ka nda Çakorrin (e tij).

Përveç Ramushit që përgjithmonë e ka ‘nda’ vendlindjen e tij, për t’u bërë kryeministër i shtetit më të varfër në Evropë, PDK-ja e ka ‘nda’ Mitrovicën, në veriore dhe jugore.

Hashim Thaçi bile tradhtar pak më ‘i mirë’, ka dasht me shkëmby’ toka me Serbinë.

Veç Edi Ramës nuk i është ‘plotësuar dëshira’ me
nda Kosovën.

Prandaj, kur njeriu e dëgjon Ramushin e ish-Çakorrit (të tij të dashur) duke e akuzu për ndarje njeriun që nuk ndau asgjë, pavarësisht çka ka në zemrën e tij, ka dashur Edi Rama ta ndajë Kosovën apo jo, të vjen me kap kryet me duar e me shku me marrë pjesë në protestën e Ilir Metës.

Iliri është Presidenti më qesharak në botë, sepse është njeriu i vetëm në botë që organizon protestë kundër vetvetes.
Nuk dëgjon këso çmendie dhe nuk ia gjen kund yrrnekun.

I duket pak që ne e dimë se as si President nuk është i aftë me respektu Kushtetutën, anipse nuk ia ndalon askush me respektu Kushtetutën, prandaj del me demonstru në shesh ultësinë e tij. Se ky nuk bëhet rehat pa e pa krejt bota që është ‘gullash’.

Kush po lyp me të ndihmu ty, kur as si President nuk i ndihmon vetes?
Qysh është e mundur me t’u duk vetja ‘kaq i vogël’, kaq kurrkushi, kur me pozitë je kaq ‘i madh’.
Çfarë kompleksi është ky!
Përveç mallkim.

Iliri pret me zbrit nga qielli shqiponjat. Nuk i thërret në ndihmë ‘kuajt’ po shqiponjat, e shqiponjat u ndihmojnë veç atyre që fluturojnë dhe atyre që flejn në këmbë, si kuajt.

Iliri i quan protestuesit ‘shqiponja’, ende ky me do shqiponja, me do dallavere klaske, ende ky në ymyd t’yne, kujton se ende shqiponja e josh dikë m’u çu në këmbë.

Premto ti naj kafe pa pare, naj party, naj dashni rasti mes protesuesve, naj vend pune t’lehtë, punë që s’lypet me çu rand, premto naj karasevdallak, premto se edhe shqiptari më i thjesht pa vjedh e pa u merr me krim mundet me ndërtu shpi magjike si Ti, se sa për shqiponja, shqiponjat s’ta bëjnë çaren, bile ruju se disa prej tyre e hanë majmunin, e shumë prej tyre i hanë edhe njerëzit ‘e vdekur’.

Para se me dal m’i pri protestës, lëshoja një sy Llajkave, në bazë të llajkave ti përnime paske probleme, njëmend paske arsye me protestu.

P.S. E Albini (se për pak harrova), Albini është 👌.

Shkruar nga Kimete Berisha