Komisioni Evropian hap thirrjen për 22 startupe të Evropës Qendrore dhe Lindore për tju bashkuar Samitit të Startupeve

E publikuar: 22/10/2018 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti MY-GATEWAY hapi thirrjen për 22 startupe të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për tu bërë pjesë e Samitit të Startupeve Evropiane që do të mbahet në Sofie të Bullgarisë.


12 nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe 10 nga Ballkani Perëndimore do të përzgjedhjen për tu bërë pjesë e edicionit të këtij viti.

Startupet do të përzgjidhen sipas kritereve specifike dhe të kenë akses me njerëz të profilit të lartë si Kryeministra dhe ligjvënës Evropian për të diskutuar sipërmarrjen dhe mundësitë e reja.


Samiti një ditor do të përbëhet nga workshope për startupet të cilët do të mësojnë sesi të aksesojnë investime, financime nga investitorë engjëj, nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu do të diskutohet për rritjen e startupeve. Shpenzimet dhe akomodimi do të sigurohen nga Komisioni Evropian për startupet e përzgjedhura.

“Duhet të krijojmë programe dhe politika për të lidhur ekosistemet, themeluesit dhe startupet në nivel Evropian,” tha Komisionerja për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale Mariya Gabriel.

Startupet të cilat do të përzgjidhen duhet të kenë potencial për rritje të lartë, një model biznesi dhe një ide unike biznesi.

Çfarë është Samiti i Startupeve Evropiane?

Samiti është një nismë e Komsionit Evropian për të sjellur bashkë themeluesit e startupeve dhe ligjvënësit. Më shumë se 400 njerëz do ti bashkohen edicionit të këtij viti.

Çfarë është MY-GATEWAY?

MY-GATEWAY është një iniciativë e Startup Europe i cili u vjen në ndihmë startupeve teknologjike dhe SME inovative në Evropën Qendrore dhe Lindore për tu ekspozuar në tregjet e mëdha dhe gjetur mundësi e talente.

Çdo gjë që duhet të dini rreth aktivitetin ju ftojmë të vizitoni këtë lidhje: https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/startup-europe-summit-2018

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 29 Tetor ndërsa fituesit do të shpallen në 30 Tetor. /PCWorld Albanian