Koment: Sami Lushtaku – Hashim Thaçi 1:0

E publikuar: 26/06/2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sami Lushtakut
Edhe pse lidershipi i PDK ishin te bindun ne fillim te dites se votimi per Gjykaten Speciale ne Kuvendin e Kosoves ka me qene i zorshem, por ka me kalue, sepse shumica e PDK asht Pro, prandaj edhe ata deputete ne kuader te PDK qe kishin hezitime dhe nuk pranonin me votue Pro – kane me u binde – kjo nuk ndodhi.

Te gjithe deputetet e PDK qe kishin deklarue publikisht edhe para se me i hy ketij votimi te sotem se nuk kane me votue Specialen, ata nuk votuen.

Po kush jane ata?
Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu,Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama dhe Raif Çela kanë votue Contra ndryshimeve kushtetuese.

Ketyne ju shtuen, por me abstenim, edhe dy te tjere: Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj.

Keshtu, PDK ‘deshtoi’ me ba numrin e duhun qe kishte me qene krucial ne votimin qe ndodhi ne Kuvend, ku 75 vota ishin Pro.

Te gjithe deputetet e PDK qe votuen Contra, ne fakt jane deputet qe ne nji menyre direkte ose indirekte lidhen me emnin e njanit prej njerezve ma te forte ne PDK – Sami Lushtaku.

Analistat e vleresuen menjihere se kjo vote Contra u fitue me ‘deputetet e Lushtakut’, prandaj sot rezultati ne Kuvend ishte 1 me 0 per Sami Lushtakun.

Perballja e paralajmerueme e matjes se forces mes Hashim Thaçit, si lider i pakontestueshem ne PDK, dhe Sami Lushtakut, ne kete votim te sotem ne Kuvend perfundoi me rezultatin 1 me 0 per Lushtakun.

Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtem Hashim Thaçi reagoi furishem ne Facebook menjihere mbas votimit, tue thane se asht gabim nga mosdija dhe nji patriotizem i rreme. Mirepo, ajo qe u pa asht kjo: ‘deputetet e Lushtakut, mbeten te

Lushtakut’.
Specialja deshtoi!