Koha kur shteti Kosovës do të shkon drejt kolapsit nuk është e largët

E publikuar: 14/04/2020 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Emrush T.Shkodra

Për të shpëtuar nga gjendja e tanishme, dhe ajo që po shfaqet si e ardhme, qeveria e Republikës së Kosovës duhet të qetësoj situatën ekonomike duke ndërmarr disa masa të menjëhershme për të parandaluar kurbën që po shkon drejt pikës zero.
Në gjendjen e këtillë si është katandisur shteti ynë, të gjithë faktorët që nga pas lufta nga kontribuar në këtë. Askush, po thuajse asnjë ekspert i lëmive të ndryshme nuk ka pasur mirësinë që shteti të krijojë rezerva, dhe për rrjedhojë ato të gjendeshin në ditët e vështira të republikës sonë të sapo krijuar, disa bile edhe i harxhuan ato pak rezerva nëse kishin arrit të akumulohen

Me 2.2 miliard të buxhetit të Kosovës i cili është votuar nga viti paraprak, s’do të mund të kalkulohet shumë nga qeveria e tanishme e Republikës.

Akumulimi i buxhetit të Kosovës është paraparë për vitin pasardhës të jetë më rritje prej 4.2 %, e cila nuk do të realizohet as për së afërmi për vitin kalendarik buxhetor.

Republika jonë do të ketë tkurrje të të hyrave këtë vit, dhe si rrjedhojë në do të kemi suficit enorm në krahasim me vitet tjera.

Shpenzimet për personel publik, paga, mëditje, infrastrukturë, do të kalon 1.3 miliardin e buxhetit.

Kreditë që shteti do të ketë obligim ndaj kredi marrëseve, fondit monetar e shpenzimet përcjellëse do ta kalojnë rrjedhën tjetër të buxhetit të Kosovës me mbi 300 milion euro.

Projektet kapitale, dhe obligimet ndaj furnitorëve dhe prokurimit do të prekin po ashtu mbi 350 milion euro.

Do të jenë në dispozicion të qeverisë mbi 450 milion euro, dhe që përmes këtyre është menduar të krijohet rritja ekonomike prej 4.2%, gjë e cila nuk do të ndodh, dhe si rrjedhojë do të ketë rënie prej 2% ku buxheti do të inkasohet më me vështirësi vitin që vjen.

Republika e Kosovës do të shkon drejt futjes në borxhe të mëdha, si pasojë e gjendjes së krijuar nga qeveritë e kaluara, ku tashmë menaxhuesit e shtetit, sot po shohin të zinjtë e ullirit duke manovruar ekonomikisht për shpëtimin e aseteve më me vlerë të shtetit, për të mos ju nënshtruar shitjeve për këmbim të marrjes së kredive.

Rrjedhat ekonomike që do të mund të ndalnin gjakderdhjen financiare të buxhetit të Kosovës nëpërmjet masave shpëtuese janë si vijon:
1.Të zbriten pagat nga sektori publik me 30% në të gjitha nivelet dhe sektorët sa më shpejt, dhe në një afat të pacaktuar.

2.Të ndaloj dhe të rikthejë të hollat në premtimet e bëra për pagës shtesë për kategoritë e caktuara në luftën kundër pandemisë covid19 (mjekësinë, policinë, ushtrinë, inspektoratin, administratat e ndryshme financiare, shtabet emergjent, doganën, transportet etj)

3.Të merr biznesin në mbrojtje të saj duke e shpëtuar atë nga falimentimi, të ndihmojë ndërmarrjet nga bankrotimi, prodhuesit të ruajnë gjendjen momentale sa me pak humbje, dhe ti mundësohet transport të lirë të mallrave brenda dhe jashtë vendit.

4.Bashkëpunimi me bankat e Kosovës, duke rregulluar qasjen në llogaritë e bizneseve të dëmtuara duke akumuluar humbjet e tyre më pakot financiare që qeveria ka sjellë për shpëtimin dhe përballimin e pandemisë COVID19. Kjo duhet të operohet i ngjashëm me zhvillimet që po bëhen në Zvicër në pakon për shpëtimin e bizneseve përmes operimit të llogarive bankare të tyre.

Siç po duket COVID19 nuk do të jetë kafshatë e lehtë për shtetin tonë, prandaj ne do të duhet të kemi parasysh që kjo situatë do të kaplon vitin 2020 si tërësi, dhe se askush nuk do të mund të llogarisë pjesën e skemës sociale se si do të jenë reagimet, nëse shteti nuk do të mund të kalkulon shpenzimet për të ardhmen.

Ndaloni shpenzimet!

Shtrëngoni dorën, dhe të përgatitemi për një vit të mundimshëm dhe të gjatë, sepse vit i vështirë do të jetë ky 2020, që nuk është parashikuar as në të imtën mundësi.

Thirrjet që të shpenzohet arka e shtetit pa bërë llogaritjen mirë të buxhetit janë tendecioze, dhe do të jenë plotësisht debitor të pa kontrollueshëm. Nganjëherë mendohet njeri, si ka mundësi që nëse ka në mesin e tyre ekonomist të mos kenë ndjesi për situatën financiare të tashme, dhe të ardhmen e saj.

Qeveria duhet të merr të mbrojtje bizneset duke ndjerë me ta humbjen, duke e përcjellë gjendjen e tyre financiare, dhe të bëjë çmos në të mirën e tyre duke mos lejuar bankrotonim e ndërmarrjeve, dhe humbjen e vendeve të punës!.
Të vetmen të ardhur shteti do të mund të llogaris në biznes, taksat nga afarizmi janë e vetmja insulinë që arkëton buxhetin e shtetit.

Ushtria, policia, administrata, qeveria, ministria, mësuesi, mjeku, artisti, inspektori, doganieri, profesori, krejt ekzistenca e tyre është e varur nga të hyrat e këtyre bizneseve.

Tërë këto shkrime dhe sygjerime po bëhet për të mirën e vendit dhe republikës, e cila nuk po kalon ditë të mira.

Këshillat janë pa pagesë, dhe si rrjedhojë lejohet shpërndarja, lejohet kopjimi, lejohet citimi./InfoSot/