Kloppi joshet nga “zëri erotik” i përkthyesit në konferencën për shtyp

E publikuar: 28/11/2018 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain do të jetë mikpritës i skuadrës së Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Parisienët dhe anglezët do të luajnë një ndër ndeshjet kryesore të kësaj faze të garës më prestigjioze evropiane për klube pasi që mund të përcaktohet fati i njërës apo tjetrës skuadre.

Para takimit ka folur trajneri gjerman i The Reds, Jurgen Klopp, i cili nuk ka shfaqur shenja të presionit para ndeshjes së sotme.

Jurgen Klopp (Photo by Mark Robinson/Getty Images)

Në fakt, ai ka mbetur i mahnitur me zërin e përkthyesit në konferencën për shtyp sa që e ka komplimentuar.

“Meqë ra fjala ky është një zë shumë erotik”, ka thënë Klopp duke shkaktuar buzëqeshje tek të pranishmit.

“Urime. Uau. Bëje përsëri të lutem”, ka qenë porosia e gjermanit për përkthyesin, para se gazetarët të plasnin së qeshuri në këtë konferencë.

Ndryshe, PSG zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, përkatësisht ka njjë pak se lideri, Liverpooli. /Telegrafi/