Kjo është vetura e së ardhmes (VIDEO)

E publikuar: 26/07/2015 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teknologjia është duke avancuar çdo ditë e më shumë, shumë shpejt pritet që njerëzit të mund të udhëtojnë me vetura të kombinuara, të cilat edhe mund të lëvizin nëpër rrugë por që edhe mund të fluturojnë.
vetura

Një gjë e tillë pritet të ndodhë mes periudhës prej 8-12 viteve, kur për herë të parë pritet që të hyjnë në përdorim.

Terrafugia ka dizajnuar një veturë të tillë e cila zë vend po sa disa vetura aktuale dhe mund të parkohet në një garazh të madhësisë mesatare.

TF-X  është modeli i kësaj veture që ndoshta vite më parë as nuk është paramenduar.

vetura1

Ajo do të ketë dy motor të cilët edhe i mundësojnë shkëputje nga toka, kurse ka një qëndrueshmëri të madhe, pesë orë mund të vozitet pa ndërprerë dhe mund të kalojë 500 mile.

Ajo do të ketë një kapacitet prej katër ulëseve, shkruan metro.co.uk.

Kështu me anë të saj gjithçka do të jetë më e lehtë pasi do të mund t’i shmangen pritjet e gjata në trafik, transmeton Klan Kosova.