Kinezi me dy këmbët e amputuara arrin të ngjitet në majën e malit Everest (Video)

E publikuar: 16/05/2018 03:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një alpinist kinez është bërë personi i parë me dy këmbët e prera, që të hënën ka arritur të ngjitet në majën e malit Everest nga ana nepaleze e malit, shkruan NCS News.

Xia Boy për herë të parë ishte munduar të ngjitet në maje të malit në vitin 1975, por kishte humbur të dy këmbët pasi mbeti i bllokuar në akull, transmeton Telegrafi.

Tentimet tjera ajo e vitit 2014, 2015 dhe 2016 rezultuan pa ndonjë sukses, shkruan agjencia e lajmeve Xinhua.

“Ngjitja në malin Everest është ëndrra ime”, ka deklaruar Xia për agjencinë franceze të lajmeve AFP gjatë muajit të kaluar.

“Më duhet ta kuptojë, se është një sfidë personale, sfidë e fatit”, ka shtuar Xia.

Megjithatë, të hënën gjatë ekspeditës që ishte organizuar për t’u ngjitur në majën e malit, Xia dhe shtatë persona tjerë kanë përfunduar misionin e tyre me sukses.

Videoja e publikuar më poshtë Xian duke u ngjitur shkallëve. Megjithatë, Xia duket se nuk është personi i vetëm që është ngjitur në maje të malit me dy këmbë të prera. Një gjë të tillë e kishte bërë në vitin 2006 australiani Mark Inglis nga Zelanda e Re. /Telegrafi/