Këto gjashtë gra përjetuan atë që do të quhej makthi më i keq i çdo gruaje, në një dasmë! (Foto)

E publikuar: 19/09/2017 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne e dimë se gratë ndonjëherë mbingarkohen me zgjedhjen e veshjeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për datat dhe ngjarjet më të rëndësishme.

Dhe a mund të imagjinoni se çfarë ndodhi në një martesë kur gjashtë gra e kuptuan se kishin ardhur me të njëjtat veshje?!

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ato u shfaqën në martesën e shoqes së tyre më veshje të njëjta dhe shkaktuan reagime të ndryshme, si në festimet po ashtu më vonë edhe në rrjetet sociale.

Fotografia që ka tërhequr shumë vëmendje në Facebook është ai që tregon një grup të grave me të njëjtën veshje të dasmës, e cila thuhet se kushton rreth 160 dollarë – gjë që ka bërë të duken si shoqëruese të nuses, edhe pse nuk janë.

Shumë vajza komentuan në Facebook se ky është makthi më i keq i çdo gruaje.

“Ne jemi vetëm mysafirë, jo shoqëruese të nuses. Unë mendoj se ne duhet të marrim nga një dhuratë për këtë lloj reklamimi”, ka shkruar njëra nga to. /Telegrafi/