Këpucët më të shtrenjta në botë shiten për 13 milionë funte, dhe janë të mbuluara me 236 gurë të diamantit (Foto/Video)

E publikuar: 28/09/2018 06:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një palë këpucë që besohet të jenë më të shtrenjtat në botë, janë duke u shitur edhe atë për 13 milionë funte.

Këpucët e femrave me take të larta janë të punuara nga lëkura e larë në flori, mëndafshi dhe janë të mbuluara me 236 gurë të diamantit, ku në mesin e diamanteve është edhe një i madh i vendosur në mes që i ka 15 karat, transmeton Telegrafi.

Këpucët “Passion Diamond” janë vepër e dizajneres nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jada Dubai, që në fillim të vitit bëri bujë me koleksionin e tij dhe që bashkëpunoi me kompaninë e stolive të arit “Passion Jewellers”.

Këpucët do të përpunohen enkas për këmbët e blerësit potencial, ndërsa modeli protitipi është krijuar në Itali dhe do t’i provojnë 50 VIP-a në hotelin e vetëm në botë me shtatë yje, Burj Al Arab në Dubai. /Telegrafi/