Këpucë nga Epoka e Bronzit dhe ski e vjetër 1,300 vjet, shkrirja e akullit në male zbulon mijëra artefakte! (Foto)

E publikuar: 24/01/2018 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkrirja e akullit në malet e Norvegjisë, ka nxjerrë më se 2,000 artefakte të ruajtur në mënyrë të përkryer, disa prej të cilave që janë përdorur 4,000 vjet Para Erës Sonë.

Gjetjet e mahnitshme janë bërë nga ‘arkeologët e akullnajave’ në Jotunheimen dhe zonën që e rrethon Oppland, ku ndodhet edhe maja më e lartë e Norvegjisë, transmeton Telegrafi.

Këpuca nga Epoka e Bronzit

Kërkimi nëpër sipërfaqet e akujve që shkriheshin, ka mundësuar zbulimin e shumë gjërave të vjetra nga druri, tekstili, gëzofi dhe punime nga materialet organike.

Skia e vjetër 1,300 vjet

Përfshirë një ski që ka ende mekanizmin lidhës, të vjetër 1,300 vjet – e dyta në botë që gjendet në formë kaq të mirë – si dhe një këpucë nga Epoka e Bronzit.

Fanella që i përket vitit 300 Pas Erës Sonë

Analizat statistikore të studimeve me radio karbon, kanë treguar se këto objekte i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Numri më i madh i tyre, nga shekulli VIII dhe X Pas Erës Sonë.

Shigjeta nga viti 800 Pas Erës Sonë

Me anë të këtyre gjetjeve, pritet të hidhet më shumë dritë mbi rritjen e popullsisë, lëvizshmërinë, përfshirë udhët malore, si dhe lulëzimin e tregtisë para dhe gjatë kësaj kohe.

Shënimi me alfabetin latin në gjuhën gjermane, në shkopin që i përket shekullit XI

Hulumtuesit besojnë se kjo është si pasojë e rritjes së kufirit ekologjik të vendbanimeve në tërë Evropën. /Telegrafi/