Këngëtari shqiptar ngacmohet nga nusja në dasmën e saj

E publikuar: 26/07/2019 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarit të njohur shqiptar i ndodhi e papritura në një dasmë ku po performonte.

Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi e ka ndarë një ‘sekret’ me publikun, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘Trokit’ aty ku edhe ka treguar se ka pasur raste kur në dasmë është ngacmuar nga vajza të ndryshme, madje disa prej tyre të cilat ia kanë shkruar numrin e telefonit në letër.

Ai madje ka treguar se në një dasmë e ka ngacmuar edhe nusja.

“Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat”, ka thënë ai.