Këlyshët sillen në rreth, derisa pinë qumështin nga ena (Video)

E publikuar: 26/03/2018 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qentë e vegjël që jetojnë në një shtëpi në Shtetet e Bashkuara, kanë gjetur një mënyrë të përkryer që të gjithë të pinë njëjtë.

Pasi pronarja iu zbrazi qumështin e dhisë, ata nisën të sillen në rreth dhe të përfundojnë të gjithë në të njëjtë kohë, transmeton Telegrafi.

“Po të ishit më të shpejtë, do të fluturonit si helikë”, ka thënë pronarja, e cila i krahasoi me fluturat e letrës që mbahen me një gjilpërë.

Pasi të kenë përfunduar racionin, këlyshët shikonin sikur donin të kërkonin ende, ndërsa e kishin fytyrën e zhytur me qumësht. /Telegrafi/