Kalimtari shmangu më të keqen, pasi nuk provoi ta largonte ‘qesen’ e kapur mes degëve (Video)

E publikuar: 17/04/2018 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po shëtiste nëpër një pjesë periferike në Victoria të Australisë, një kalimtar i paemëruar pa në mes degëve të një peme, atë që dukej sikur qese najloni.

Pasi e fotografoi për ta ndarë me miqtë e rrjetet sociale, ai u afrua dhe deshi ta largonte duke menduar se është mbeturinë, transmeton Telegrafi.

“Ishte një rrjet i trashë merimange, shumë i vrazhdë dhe i mbushur me insekte”, ka shkruar ai në fotografinë e postuar në Reddit.

Por, një njohës i insekteve, e përmirësoi duke thënë se është rrjeti i larvave të brumbujve. “Rënia në kontakt me këto larva, do të shkaktonte probleme të konsiderueshme në lëkurë dhe çrregullim shëndeti”, e ka plotësuar ai komentin.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon nga afër se si duket një sistem i njëjtë rrjeti larvash. /Telegrafi/