Isufi: Qeverinë do ta formojë koalicioni PDK-AAK-Nisma

E publikuar: 30/05/2017 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk e vë në dyshim fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Në një intervistë për gazetën ‘Epka e Re’, Isufi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon ta marrë shumicën e cila u mundëson atyre që vetëm me minoritetet ta formojnë Qeverinë e re. Ai ka theksuar se Qeveria e ardhshme, nën drejtimin e Ramush Haradinajt, do të krijojë stabilitet dhe do t’i mundësojë vendit zhvillim të hovshëm ekonomik.

Isufi u ka përcjellë, mesazh liderëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, se nga puna e mirë që do të bëjë në mandatin e parë Qeveria e drejtuar nga Haradinaj, populli sërish do t’ia japë mandatin e dytë.