Ish-ministri i Arsimit i bashkohet PDK-së

15.01.2021 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ish-ministri i Arsimit i bashkohet PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka prezantuar aderimin e ish-ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi në PDK. Po sot, në ambientet e PDK-së Hoxhaj, ka njoftuar se Lëvizja për Drejtësi do të jetë pjesë e listës e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Shyqyri Bytyqi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për medie u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai me këtë rast ka thënë se Bytyqi e njeh mirë fushën e politikave financiare, duke shtuar se programi i kësaj partie është në shërbim të rimëkëmbjes ekonomike.

“Është njëri që e njeh shumë mirë fushën e politikave financiare. Është një zë i veçantë e profesionit i fushës së ekonomisë Prishtinë, Kosovë e më gjerë. Platforma jonë qeverisëse është rimëkëmbje dhe Shyqyriu do të jetë pjesë e rimëkëmbjes për zhvillimin ekonomik. Vendin mund ta nxjerrim prej krizës vetëm kur kemi njerëz të fushës që me ide programi jonë të jetë më i mirë për ndryshimin e Kosovës”.

Ndërsa Byqyqi, tha se me PDK-në do të ecin para pa harruar që t’i mbrojnë vlerat historike të së kaluarës.

“Po rikthehem në familjen e madhe të PDK-së në një ekip që është i gatshëm të marr përgjegjësi për sfidat që e presin vendin tonë”, tha Bytyqi.

“Do të ecim para pa harruar që të mbrohen vlerat historike të së kaluarës. Të shihet dhe të mbrohen vlerat dhe të ndërtojmë vlera të reja për të ardhmen tonë. Ekipi ditët në vijim do të përgatitet për përballimin me sfidat”, shtoi ai.

Po sot, në ambientet e PDK-së Hoxhaj, ka njoftuar se Lëvizja për Drejtësi do të jetë pjesë e listës e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Kryetari i kësaj partie, Sylejman Çerkezi do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ish-ministri i Arsimit i bashkohet PDK-së

Ish-ministri i Arsimit i bashkohet PDK-së

Qeveria miraton masat e reja dhe lehtëson procedurën e blerjes së vaksinës anit-Covid

Qeveria miraton masat e reja dhe lehtëson procedurën e blerjes së vaksinës anit-Covid

Sejdiu: Gara Kurti-Osmani është për të goditur sa më shumë LDK-në, aty e kanë “bazenin” e ri të votave

Sejdiu: Gara Kurti-Osmani është për të goditur sa më shumë LDK-në, aty e kanë “bazenin” e ri të votave

Haziri: Kemi me punu natë e ditë me zgjatë mandatin – LDK është e madhe

Haziri: Kemi me punu natë e ditë me zgjatë mandatin – LDK është e madhe

Ramiz Kelmendi: E sakrifikoj pozitën e ministrit vetëm që PDK dhe VV të bashkëpunojnë

Ramiz Kelmendi: E sakrifikoj pozitën e ministrit vetëm që PDK dhe VV të bashkëpunojnë

Olluri: Kurti nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në e po e respekton me Vjosa Osmanin

Olluri: Kurti nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në e po e respekton me Vjosa Osmanin

Gashi: Kurti t’i lejohet të kandidojë për deputet: Ne duam ta mundim në proces zgjedhor

Gashi: Kurti t’i lejohet të kandidojë për deputet: Ne duam ta mundim në proces zgjedhor

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Hoti: Nuk do të dorëzohemi përballë militantëve të Facebook’ut

Hoti: Nuk do të dorëzohemi përballë militantëve të Facebook’ut

Katër viktima të një familjeje nga Kosova në një aksident në Rrugën e Kombit, një fëmijë në gjendje të rëndë (Video)

Katër viktima të një familjeje nga Kosova në një aksident në Rrugën e Kombit, një fëmijë në gjendje të rëndë (Video)

Shala: Dega e Nismës në Skenderaj, më të gatshëm se kurrë për këtë proces zgjedhor

Shala: Dega e Nismës në Skenderaj, më të gatshëm se kurrë për këtë proces zgjedhor

Ramush Haradinaj fton në debat Vjosa Osmanin

Ramush Haradinaj fton në debat Vjosa Osmanin

Opozita maqedonase kundërshton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Opozita maqedonase kundërshton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Bajram Hasani publikon foto me Milaim Zekën e Daut Haradinajn

Bajram Hasani publikon foto me Milaim Zekën e Daut Haradinajn

Vuçiq: Do ta njoh Kosovën përmes meditimit transcendental

Vuçiq: Do ta njoh Kosovën përmes meditimit transcendental

Vjosa Osmani thotë se synon postin e presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani thotë se synon postin e presidentes së Kosovës