Infermierja zbulon se kolegu saj i ri, është fëmija që e trajtoi para 28 vitesh (Foto)

E publikuar: 05/09/2018 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kurrë nuk do e kuptonit se sa e vogël është bota, po që se nuk e takoni një njeri që e keni trajtuar kur ishte në gjendje të rëndë para 28 vitesh.

Meqenëse shumica prej nesh nuk kemi mundësi ta përjetojmë këtë, kjo është pikërisht çfarë i ka ndodhur Vilma Wong, transmeton Telegrafi.

Infermierja 54-vjeçare ka mbetur pa fjalë, kur kuptoi se kolegu saj i ri, Brandon Seminatore është pikërisht fëmija që e trajtoi në një spital të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ku punon për 32 vite.

Brandon me infermieren para 28 vitesh

Me t’ia lexuar emrin, asaj iu kujtua menjëherë, por nuk mund ta lidhte me asnjë njeri apo ngjarje. Kur Brendon tregoi se ku ka lindur asaj iu kujtua menjëherë, madje e kishte edhe një fotografi së bashku me infermieren, në njërën prej atyre ditëve.

“U bëra e dyshimtë, sepse e kisha trajtuar një fëmijë të vogël me të njëjtin mbiemër. E pyeta nëse e ka babanë polic dhe mbizotëroi një qetësi e gjatë”, ka shpjeguar Wong ngjarjen e rrallë.

Nëna i kishte kërkuar Brandon, që ta kërkonte infermieren Vilma, por ai i kishte thënë se ajo sigurisht ka dalë në pension.

Wong me kolegun, që e trajtoi kur ishte fëmijë

“Mbeta pa fjalë, kur kuptova që e kam para një specialist të pediatrisë, që dikur e mbaja në duar si fëmijë me gjendje të rëndë”, ka thënë Wong.

Pasi kishte lindur në javën e 26-të, Brendon është mbajtur për një kohë në spital dhe për kujdesin që e ka bërë Vilma ndaj tij, prindërit ia kishin treguar shumë shpesh.

Tashmë që e ka të njëjtin profesion, ai dëshiron të jetë i përkushtuar si kolegia tij dhe të trajtojë pacientët me të njëjtën dashuri. /Telegrafi/