Imazhe magjepse të fluskave të ngrira (Foto)

E publikuar: 16/12/2018 08:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Don Komarechka nga Barrie e Kanadasë, ka shkrepur imazhet mbresëlënëse të fluskave të ngrira, teksa iu bie drita.

Fotografi 32-vjeçar është detyruar të punojë në kushte specifike, në mënyrë që të krijojë dhe t’i zë në pozita më të mira këto punime, transmeton Telegrafi.

Pasi të ketë përzier ujin me lëngun e sapunit dhe një sasi të vogël shurupi, ai shfrytëzoi kashtën për t’i fryrë dhe formuar fluskat. Gjithçka është punuar, derisa temperatura ishte prej -8 deri në – 20 gradë Celsius.

“Mjafton një erë e lehtë, që të dëmtojë përgatitjet dhe tërë punën. Duhet përfunduar të gjitha, në kushte specifike”, ka thënë Komarechka.

Nëpërmjet këtyre imazheve, ai pretendon se e bën bashkë të bukurën dhe fizikën, gjë që është mjaft e rrallë. /Telegrafi/