Humbi 92 kg duke u transformuar në një super yll, por ka një këshillë për ju

E publikuar: 18/05/2017 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njihet për transformimin e saj drastik të trupit, pasi humbi plot 92 kilogramë.

Tani Simone Anderson është bërë burim frymëzimi për njerëzit e tjerë, duke u dhënë edhe këshilla të vlefshme se si mund të humbasin peshë dhe, më e rëndësishmja, të ndjekin një regjim ditor të shëndetshëm.Simone bëri një rikthim 360 gradë në jetën e saj, duke iu kushtuar një regjimi më të mirë, i cili u bë prioriteti numër një i saj.

Sfida e radhës është të mbajë peshën që tashmë ka.  Ajo thotë për DailyMail se planifikimi i ushtrimeve në kalendar është çelësi i suksesit të saj.

“E shoh si më të rëndësishmin e të gjitha ndodhive të tjera dhe nuk e ndryshoj për asgjë”, thotë Anderson.Me mbi gjysmë milion ndjekës në rrjetet sociale, vajza nga Zelanda e Re vazhdon të punojë fort për të qenë në formë, e shëndetshme dhe të duket mirë.

Në këshillat e saj përfshihet organizimi dhe përgatitja për gjithë javën në vijim.
Çdo të diel shpenzoj disa orë duke planifikuar ushqimin që dëshiroj për javën, bëj më pas blerjet dhe përgatis vaktet”, vijon Simone. Ajo gjithashtu sigurohet që të ketë gjithmonë një shishe ujë me vete. “Dua të jem e hidratuar gjithmonë pasi krijon një diferencë të madhe në nivelin tim të energjisë”, vijon ajo.

“Ka qenë një ndryshim i madh gjatë muajve të parë, pasi mësova të kaloj nga një gotë verë me miqtë dhe darka, në ecjen e mëngjesit dhe lëngjet e freskëta të frutave. Por këto ndryshime të vogla ditore ka vlerë afatgjatë, pasi bëhet stili i ri i jetesës”, vijon Anderson.

Plani tipik i ushqimit të Simone:

Mëngjesi: Lëng i pasur me proteina me banane dhe qumësht.

Çaji i mëngjesit: Një dorë ara dhe një frut.

Drekë: Omëletë me perime

Darkë: Oriz kaf, salmon, avokado dhe një vezë të zierë shumë.

Këshilla: Preferoj të pi një çaj pas darkës që të mos kem uri për gjëra të ëmbla