Humbi 40 kilogramë që të takohet me meshkujt që i pëlqenin, sot ajo po i habit të gjithë me linjat trupore (Foto)

E publikuar: 26/09/2017 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi hoqi dorë nga  ushqimi i shpejtë, një vajzë ka arritur të humb 40 kilogramë, vetëm dhe vetëm që të takohet me meshkujt të cilët gjithmonë i kanë pëlqyer.

Biondja 24-vjeçe Molly Smith, kishte bërë të pamundurën që brenda dy viteve të humb kilogramët e tepërt dhe të krijoj linjat trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar, transmeton Telegrafi.

Studentja nga Vancouveri i Kanadasë, ka deklaruar se ushqimi i shpejtë ka qenë pika e saj e dobët, dhe sa herë që qëndronte para tavolinës humbte kontrollin kur ishte në pyetje ushqimi.

Por, kjo dashuri e madhe për ushqimin e shpejtë e dërgoi atë drejt mbipeshës, dhe kështu në një moment filloi të ndihet e pasigurt dhe me shumë stres.

Kurse motivi që ajo të bëjë transformim dhe t’i nënshtrohet dietave, ishte një djalë i bukur që “ia verboi sytë”.

Kështu ajo hoqi dorë nga ushqimi dhe me ushtrime të rregullta në palestër, u transformua në një person krejt tjetër.

Ajo mendonte se duke humbur në peshë dhe duke krijuar linja të përkryera trupore, meshkujt të cilët ajo i pëlqente do të kenë dëshirë të dalin me të.

Për fat të mirë parashikimet e saj dolën të jenë të sakta, pasi ajo sot thotë se mund ta ketë afër vetes secilin mashkull që ajo e pëlqen. /Telegrafi/