Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

E publikuar: 03/06/2019 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorët e Republikës së Kosovës që janë me mision diplomatik në Gjermani dhe Francë.

Ky takim vjen para vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez të cilët do të qëndrojnë në Kosovë.

Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani, dhe Qëndrim Gashi, ambasador në Francë, kanë diskutuar me kryeministrin e Kosovës për temat që ky i fundit do të diskutojë me delegacionin gjermano-francez. /Gazeta Express/

/