Hajdar Beqa: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvend

E publikuar: 29/06/2017 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hajdar Beqa nga PDK ka fituar mbi 10 mijë vota duke u futur kështu në listën e deputetëve të PAN-it në Kuvendin e Kosovës.

Ai me këtë rast përmes një postimi në facebook ka falendëruar qytetarët duke thënë se do të jetë zëri i tyre në Kuvend, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar, të dashur miq! Sot e rikonfirmova besimin tuaj, si gjithmonë, do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës. Duke ju shpreh mirënjohje secilit prej jush, ju garantoj punën dhe angazhimin tim për të gjithë ju dhe familjet e juaja. Faleminderit Gjakovë. Faleminderit Kosovë.