Gjurmët e një dinozauri gjigant, u gjetën pas 100 milionë vitesh në një përrua të tharë (Foto)

E publikuar: 14/02/2019 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtuesit e paleontologjisë kanë gjetur një seri gjurmësh së dinozaurëve, në shtratin e tharë të një përroi në Queensland të Australisë.

Zyrtarët e Ministrisë për Zhvillimin e Turizmit, kanë bërë të ditur se janë shenjat e një dinozauri gjigant, që kanë mbetur të pandryshuara për 100 milionë vjet, transmeton Telegrafi.

“Kemi gjetur 20 gjurmë, që i përkasin dinozaurit sauropod – kafsha më e madhe, që ka jetuar ndonjëherë në tokë” thuhet në raport.

Pos këtyre gjurmëve, janë edhe shenjat e dinozaurit ornithopod, si dhe atij që njihet si theropod, që nuk ka qenë më i madhe se pulat e sotme.

“Vërehen qartë shenjat e gjurmëve, përfshirë komplet kthetrat e këmbëve të përparme. Kemi edhe gishta individual” kanë thënë hulumtuesit.

Tashmë kanë filluar punimet fillestare, për të konservuar gjurmët që arrijnë deri në një metër, në shtegun prej 55 metrash të gjatë. /Telegrafi/