Gjobitet KEK-u me 30 mijë euro për shkelje ligjore

E publikuar: 06/04/2015 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Tenderëve ia ka anuluar licencën e prokurimit Ymer Dragushës, menaxher i prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës,

Dragusha i bashkohet Fatmir Gjonbalajt, shef i prokurimit në PTK, të cilit po ashtu i është tërhequr licenca e punës në prokurim. PTK-ja dhe KEK-u në bazë të raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit kanë qenë kampionë të tenderëve njëburimorë në vitin 2014, shkruan sot Koha Ditore.

“Ymer Dragusha – menaxher i prokurimit, konform nenin 25.8 të LPP-së, i shqiptohet masa e anulimit të licencës së prokurimit, për shkak të shkeljeve të rënda të LPP-së dhe rregullave të prokurimit publik, me rastin e moszbatimit të vendimeve të OSHP-së, që nga data e njoftimit me këtë vendim, nga ana e të lartpërmendurit, dhe vetë Autoriteti kontraktues”, thuhet në vendimin e OSHP-së, që është marrë nga paneli shqyrtues treanëtarësh.

Gjykata e Tenderëve ia ka shqiptuar një gjobë prej 30 mijë eurosh Korporatës Energjetike të Kosovës për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të Ligjit të prokurimit publik dhe moszbatimit të vendimeve të OSHP-së.