Gërmoi themelin e shtëpisë dhe hapi tunel deri në punëtori, duke shfrytëzuar ekskavatorët lodra (Video)

E publikuar: 30/01/2019 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fermeri nga Kanada që prezantohet vetëm si Joy, është popullarizuar në internet, me formë si e gërmoi themelin e shtëpisë dhe hapi një tunel për në punëtori, vetëm me ekskavatorë lodra që lëvizin me teledirigjim.

Disa prej këtyre makinave në miniaturë janë blerë në atë formë, teksa të tjerave u desh t’i bëhen disa improvizime që të kryejnë si duhet detyrimet, transmeton Telegrafi.

Pamjet e shpërndara, tregojnë se si largohej dheu nga toka dhe ngarkohej në rimorkio, të cilin kamioni e zbrazte përjashta.

Mësohet se prej themelit janë larguar 30 metra kub dhe, ndërsa për krijimin e tunelit u desh të largoheshin 30 metra kub dhe.

“Të gjitha i kryen makineritë lodra, nuk më është nevojitur të prekë asnjëherë lopatën” ka thënë Joy, i cili është fermer që merret me mbjelljen e grurit.

Kjo është vetëm një prej projekteve të tij, pasi në të ardhmen do t’i shfrytëzojë ekskavatorët e njëjtë që të kryejnë edhe angazhime tjera në ndërtimtari. /Telegrafi/