GAP: Mbi 37 mijë punëkërkues në katërt muajt e parë të 2020

07.06.2020 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
GAP: Mbi 37 mijë punëkërkues në katërt muajt e parë të 2020

Instituti GAP ka analizuar ndikimin e hershëm të pandemisë COVID-19 në tregun e punës si dhe ndikimin e masave intervenuese të qeverisë në zbutjen e rreziqeve të papunësisë.

Përmes një komunikate për media GAP thotë se ky raport tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës.

“Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinj, duke bërë që numri i përgjithshëm i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të shkojë në 37,392 në katër muajt e parë të vitit 2020. Një pjesë e madhe e tyre (16,820) janë gra. Marrë parasysh pjesëmarrjen shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të grave dhe barrierat tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se industritë të cilat punësojnë më së shumti punëtorë në Kosovë – ajo e tregtisë me shumicë e pakicë, e ndërtimtarisë dhe industrisë përpunuese, shënuan rënie të madhe të punëtorëve gjatë periudhës janar-mars 2020.

“Përderisa në mars të vitit 2019 në industrinë e tregtisë me shumicë e pakicë punonin rreth 80 mijë persona, në mars 2020 ky numër ra në rreth 43 mijë. Edhe numri i kontributpaguesve në Fondin Pensional të Kosovës (Trust) ka shënuar ulje prej rreth 20% në shumicën e komunave të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Me gjithë lehtësimin e masave kufizuese dhe hapjen graduale të veprimtarive biznesore, raporti vjen në përfundim se tregu i punës nuk mund të kthehet menjëherë në situatën e para-pandemisë. Kjo për shkak se jo të gjitha veprimtaritë ekonomike që do të hapën do të kenë kërkesën e njëjtë për ofrim të mallrave apo shërbimeve si dhe për shkak se bota e pas-pandemisë mund të kërkojë veprimtari dhe shërbime të reja ekonomike të cilat kërkojnë edhe shkathtësi të reja. Andaj, pa një plan gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes ekonomike numri i të papunëve mund të rritet edhe më shumë në muajt në vijim.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur duke klikuar këtu.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar